Greva e heshtjes së refugjatëve ku gjatë ditës së djeshme një numër i madh i tyre qepën buzët për të treguar se nuk do të heshtnin, sot ka kaluar në grevë urie nga ana e tyre, njofton Telma.
Grevës i janë bashkëngjitur disa burra nga turma të cilët vazhdojnë të shprehin revoltë ndaj pengimit për të kaluar në vendet e Evropës Perëndimore. Ata janë ulur në linjat e hekurudhës dhe refuzojnë ushqimet.
Refugjatët nga Maroko dhe Pakistani zëshëm apelojnë që të hapen kufijtë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre, të respektohen të drejtat e tyre dhe të shpëtohen jetët e tyre. Për këtë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar që të flasë para mediave.