Site icon PORTALB

Mourinho: Ne mund ta fitojmë Ligën e Kampioneve

Jose Mourinho

Jose Mourinho

Jose Mourinho është shprehur se ekipi i tij mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, duke insistuar se jo gjithmonë favoritët e fitojnë këtë trofe.
Kampioni i Premier Ligës në këtë sezon është duke kaluar një formë aspak të mirë. Por, sot me rast të fitores kundër Maccabi Tel-Avivit, dhe fitores së portos kundër Dynamo Kievit do të siguronte kualifikimin nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.
 “E di, po ashtu edhe Chelsea, që ndonjëherë mund të fitosh edhe kur nuk je favoritë. Kur e kam fituar këtë trofe, dy herë në të kaluarën, me Porton e Interin nuk ishim aspak favoritë. Madje nuk ishim as në mesin e dhjetë ekipeve favorite. Kur Chelsea e kishte fituar kishin një sezon shumë të dobët, por e fituan këtë trofe. Prandaj e dimë se Liga e Kampionëve ka një dozë të lartë të paparashikueshmërisë.
Kurse tani duhet të sigurojmë kualifikimin, dhe në fund të përballemi me Porton, për pozitën e liderit në grup”, është shprehur Mourinho, raporton Goal. Skuadra e Jose Mourinhos sot udhëton në Izrael për t’u përballur me Maccabi Tel-Avivin, ndeshje që fillon nga ora 20:45.
Exit mobile version