Site icon PORTALB

Turqia sulmon një aeroplan luftarak rus (VIDEO)

Një aeroplan lufte rus është goditur nga ushtria Turke afër kufirit të tyre me Sirinë, njofton Daily Mail.

Ankara dhe Moska kanë konfirmuar ngjarjen dhe sipas autoriteteve turke, aeroplani ka dhunuar hapësirën ajrore të shtetit të tyre dhe u shënjua pasi refuzoi disa herë paralajmërimet. Nga ana tjetër autoritetet ruse thonë se aeroplani i tyre ushtarak ka qenë në hapësirën ajrore të Sirisë dhe është goditur nga toka.

Pamjet nga rënia e aeroplanit janë publikuar në portalet Turke, kurse sipas mediave, dy pilotët e aeroplanit u lëshuan me parashutë ndërkohë që helikopterët ishin aty për t’i pritur përpara se të uleshin në tokë.

Exit mobile version