Site icon PORTALB

Basketbollistet shkupjane shënojnë fitoren e parë

Basketbollistet e reja të Shkupit

Basketbollistet e reja të Shkupit

Skuadra e KB Shkupit në kategorinë e vajzave, ka arritur fitoren e parë në kuadër të Ligës së basketbollit, duke e mundur me rezultatin e thellë skuadrën e KB Vais 83:37.

Kjo fitore do të shënohet me shkronja të arta dhe do të hyjë në histori, duke marë parasysh se për herë të parë në historinë e basketbollit vendor, po garon edhe një klub shqiptar për femra.

Fitoren vashat shkupjane ia kanë dedikuar bashkëlojtarës së tyre Busejra Daci Jilldiz, e cila ka pësuar një lëndim, teksa në këtë fitore historike, me 30 pikë është dalluar Buçi.

Exit mobile version