Të shtëna me armë në SHBA, 16 të plagosur (VIDEO)

Të paktën 16 persona u qëlluan në New Orleans Louisiana kur persona të armatosur hapën zjarr mes një turme prej qindra njerëzish që ishin mbledhur në një park lojërash për të filmuar një video.

Një zëdhënës policie ka thënë se është e paqartë arsyeja e të shtënave por thuhet se papritur dy grupe njerëzish kanë filluar të gjuajnë drejt njëri-tjetrit. Ai përmend mundësinë që të jenë dy grupe bandash.

Të paktën 10 prej viktimave të lënduara nga të shtënat janë hospitalizuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit, transmeton Klan Kosova.

Gazetarët nga vendi i ngjarjes thanë se turma përbëhej nga rreth 500 njerëz, ku kishte shumë fëmijë dhe adoleshentë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button