Policia franceze kërkon ndihmën e publikut për të konfirmuar identitetin e sulmuesit të tretë

Policia franceze ka shpërndarë fotografinë e sulmuesit të tretë në stadiumin “Stade de France” dhe nga publiku kërkon që nëse dikush posedon informacione lidhur me këtë sulmues, të drejtohet në stacionin më të afërt policor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi i panjohur aktivizoi mjetin shpërthyes para hyrjes “H” të stadiumit “Stade de France”.

Sulmet terroriste në Paris, në të cilën humbën jetën 130 persona dhe u plagosën 351 të tjerë, u zhvilluan në disa lokacione, mes të cilave edhe në stadiumin “Stade de France”.

Më herët Prokuroria e Parisit konfirmoi se sulmuesit ndaj stadiumit ka qenë Ahmed El Muhammed (25) dhe Bilal Hadfi (20).

Përgjegjësinë për sulmet në Paris e mori organizata terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button