Site icon PORTALB

Pamje të frikshme nga Brukseli i izoluar (FOTO)

Autoritetet e Brukselit kanë bërë të ditur se qyteti është në shkallën më të lartë të sigurisë për shkak të kërcënimeve serioze për akte terroriste, njofton Daily Mail.

Njerëzve u është bërë thirrje të shmangin turmat dhe vendet me shumë njerëz kurse janë mbyllur metrotë, muzetë, kinematë dhe qendrat tregtare.

Në fotografi, shihen ushtarë të armatosur që lëvizin nëpër qytet dhe nëpër transporte publike.

Kryeministri belg, Charles Michele, tha se shkollat, universitetet dhe metrotë, do të mbeten të mbyllura edhe gjatë ditës së sotme.

Salah Abdeslam, është një nga të kërkuarit kryesor të policisë i cili u arratis menjëherë pas sulmit në Paris.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia belge ka arrestuar 16 të dyshuar për terrorizëm.

Exit mobile version