Site icon PORTALB

THESARI

Libra

Libra

Sa ditë me fat për mua
Një derë sekrete u zbulua
Afrohem ngadalë e shikoj
Me vete thesar mendoj.
E hap derën me kurreshtje
Futem ngadalë në heshtje
Thesar mendova, thesar kishte
Një mal me libra aty ishte.
Me vete thash vend i duhur
Edhe pse me shumë pluhur
Raft gjigant, madhështi
Sa dituri, sa pasuri.
Poezi nga Ardian Haziri

Exit mobile version