Site icon PORTALB

Bisedimet për çështjen e emrit vazhdojnë brenda kësaj jave

Metju Nimic

Metju Nimic

Mediumet greke kanë bërë të ditur se bisedimet për çështjen e emrit me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara do të vazhdojnë brenda kësaj jave, kur ndërmjetësuesi Metju Nimic do ta caktojë edhe datën për takim të negociatorëve Zoran Jolevski dhe Adamantis Vasilakis.

Vizita e fundit e Nimic në Athinë dhe Shkup muajin e kaluar, nuk solli asnjë epilog në bisedimet mes dy palëve, sepse siç potencoi ndërmjetësuesi, ende nuk ka afrim të qëndrimeve ndërmjet dy shteteve.

Dështuan edhe bisedimet që u mbajtën mes dy shteteve ne Nju Jork.

Exit mobile version