Kryeministri Edi Rama nuk është shqetësuar për të sqaruar mediat për lajmin se ai nuk është pritur me flamurin shqiptar në takimin me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.
As portali i tij nuk ka bërë ndonjë sqarim ndaj shpërthimit të portaleve shqiptare.
Megjithatë ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka bërë një sqarim.
“Ne foton zyrtare te takimit mungonte flamuri shqiptar dhe ne te dy anet ishte vetem flamuri i Republikes se Turqise. Ky fakt u komentua negativisht nga mediat shqiptare qe e njohin dhe nuk e njohin protokollin e takimeve bilaterale. Disa nga mediat shkuan aq larg ne komentet e tyre sa mungesen e flamurit shqiptar ne takimin e presidentit Erdogan me Ramen e quajten si nje fyerje qe ju be Rames.
Mendoj se ky eshte nje pretendim absurd. Askush nuk duhet te harroje se ne ate takim Rama me mashtrimet e tij te shumta nderkombetare ne teresi dhe ndaj Turqise ne veçanti, me shume se kryeminister i Shqiperise ngjason me nje Nastradin shqiptar dhe si i tille flamuri i tij i vertet eshte genjeshtra. Keshtu qe atij flamuri kombetare nuk i duhet gje!” shkruan Berisha.
Protokolli turk e parashikon vendosjen e flamurit për homologët, siç ishte rasti i presidentes kroate.
Ndërkohë nuk është vendosur flamuri gjerman kur Erdogan u takua me kancelaren Angela Merkel.