Site icon PORTALB

Egjipt, arrestohen 26 anëtarë të ‘Vëllazërisë Muslimane’

Egjipt

Në Egjipt janë arrestuar 26 persona për të cilët pretendohet se janë anëtarë të ‘Vëllazërisë Muslimane’ (Ihvan), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Egjiptit nëpërmjet një deklarate në faqen e saj në ‘Facebook’ ka njoftuar se “forcat e sigurisë kanë arrestuar 17 persona nën akuzën për sulme ndaj pronës private dhe publike, dhe 9 persona të tjerë nën akuzën anëtarësim në grupet me detyrë për të organizuar operacione”.

Ndër të tjera është theksuar se të arrestuarit janë dërguar në Prokurori.

Që nga 3 korriku i vitit 2013 kur presidenti Muhamed Morsi u rrëzua nga posti me grusht ushtrak regjimi në Egjipt gjykon drejtuesit e ‘Vëllazërisë Muslimane’ dhe anëtarët e saj me akuzat për nxitje të dhunës dhe terrorizmit.

Ndërkohë që ‘Vëllazëria Muslimane’ pohon se në protestat kundër grushtit ushtarak ata janë paqësorë. Qeveria e Egjiptit që nga dhjetori i vitit 2013 ‘Vëllazërinë Muslimane’ e ka shpallur organizatë terroriste.

Exit mobile version