Site icon PORTALB

Rasti i Kumanovës, Shala: Tv Shenja vërtetoi dyshimet për Rizajn dhe Rexhajn

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë kërkon zbardhjen urgjente të dyshimeve për rastin e Kumanovës. Obduksionet e Beg Rizajt dhe Arben Rexhajt, të publikuara dje nga televizioni Shenja, sipas kryetarit të Këshillit Behxhet Shala, përforcojnë edhe më tepër dyshimet për shkeljen e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut gjatë aksionit në Kumanovë. Shala madje thotë se edhe më herët Këshilli posedonte informacione konfidenciale për ekzekutimin eventual të pengjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Ne kishim dyshime që së paku dy nga ata të cilët luftuan në Kumanovë janë ekzekutuar pasi që janë zënë rob… Ne kemi pas informata nga pjesëmarrësit që janë aty, mirëpo e kemi pas një informatë jashtëzakonisht të besueshme nga vetë pala maqedonase i cili na e ka dhënë informatën, por ka kërkuar që në asnjë rrethanë dhe asnjë kusht të mos bëhet publik”, tha për Tv Shenja, Behxhet Shala, Drejtor i KMDLNJ-së.

Exit mobile version