Site icon PORTALB

Rusët shkruajnë në bomba “Për Parisin”

Pilotët rusë kanë shkruar “Kjo është për Parisin” në disa nga bombat e destinuara për t’u hedhur në Siri, në zonat e targetuara si vendqëndrime të terroristëve të ISIS, në një mesazh solidariteti me viktimat e sulmeve të javës së shkuar në Paris.

Në një video të postuar online nga Ministria Ruse e Mbrojtjes shihet gjithashtu një ushtarak teksa shkruan “Për djemtë tanë”, në një nga bombat në bazën ajrore ruse Hmeymim.

“Pilotët dhe teknikët e bazës së Hmeymim u kanë dërguar mesazhin e tyre terroristëve me postë ajrore”, thuhet në nënshkrimin shoqërues të imazheve.

Rusia i ka intensifikuar sulmet ndaj militantëve të ISIS në Siri, të cilët morën përsipër sulmin e përgjakshëm në Francë me 130 viktima dhe gjithashtu bombën e vendosur në aeroplanin që u nis nga Egjipti muajin e shkuar, duke i marrë jetën 224 personave, pothuajse të gjithë rusë.

Exit mobile version