Site icon PORTALB

Ja në cilat produkte gjendet më shumë jodi

Ja në cilat produkte gjendet më shumë jodi

Organizmi ynë nuk prodhon jod vetvetiu, por e merr atë nëpërmjet ushqimeve. Jodi gjendet në shumë ushqime, si p.sh: bukë, djathë, qumësht, vezë, kos, akullore, luleshtrydhe, multivitaminat me jod, kripë e jodizuar, peshqit e detit, frutat e detit, salca e sojës etj.

Sasitë e nevojshme ditore tek një i rritur janë 150 mcg në ditë, por në periudha të caktuara të jetës këto nevoja janë të ndryshme, të përmbledhura si më poshtë:

  • 0-6 muaj: 110 mcg
  • 6-12 muaj: 130 mcg
  • 1-8 vjeç: 90 mcg
  • 9-13 vjeç: 120 mcg
  • 14+ të rritur: 150 mcg
  • Gratë shtatzëna: 220 mcg
  • Gratë që kanë fëmijë në gji: 290 mcg
Exit mobile version