Site icon PORTALB

Pacolli: Nëse nuk munden politikanët, qytetarët ta gjejnë zgjidhjen

Behgjet Pacolli ka vendosur mos ta thotë asnjë fjalë për hetimet që janë duke u zhvilluar ndaj tij si dhe gjithë atë që po ndodh rreth koalicionit qeveritar.

Bexhet Pacolli

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka shkruar në një postimin në llogarinë e tij në Facebook se Kosova nuk ka paur  asnjëherë më shumë nevojë se tani për unitet.

“Kosova është e rrezikuar nga shumë faktor si terrorizmi, përqarja fetare, nga politika destruktive e Serrbisë, nga papunsia, varfëria, etj. Këtyre u shtohet edhe përqarja e brendshme politike e cila po e përshpejton dhe provokon në mënyrë intensive efektivitetin e faktorëve të lartëpërmendur”.

“Më e keqja është se së krejt ky provokim vjen nga njerëzit që paguhen nga paraja e qytetarit të Kosovës”.

Sipas tij, pozita dhe opozita pa shumë dallim në qëllim, por vetëm në mjetet që i kanë në dispozicion, po e dërgojnë vendin në një qorrsokak të panjohur tashmë edhe për ta në këtë periudhë të jetës së shtetit më të ri në Evropë.

” Nuk e dinë ku po na dërgojnë dhe ende më keq nuk e dijnë si të kthehen prapa (duke supozuar se kanë më të voglën pendesë për këtë situatë).”

“Nëse Pozita, Opozita dhe Presidentja, nuk e kanë idenë, vullnetin dhe forcën të gjejnë zgjidhje përbrenda rrugës institucionale, atëherë është koha që zgjidhjen dhe zgjedhjen e radhës ta bëj Qytetari i Republikës së Kosovës. Ai/ajo është viktima e vetme e kësaj krize të cilën të zgjedhurit e tyre e prodhuan, një prodhim i keq i degjeneruar i demokracisë së brishtë të Kosovës”, ka shkruar ai.

Exit mobile version