Site icon PORTALB

Presioni ndërkombëtar zmbraps opozitën

Liderët e opozitës në Kosovë

Tri subjektet opozitare, që kanë formuar “frontin antiqeveritar”, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë vendosur që të mos protestojnë megjithëse patën paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën deri në lirimin e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, dhe deri në anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin.

Tërheqja e opozitës duket se ka ardhur pas një presioni të madh nga faktori ndërkombëtar, i cili doli hapur kundër protestave të dhunshme e në anën tjetër i dhanë mbështetje të fuqishme Policisë së Kosovës.

Exit mobile version