Site icon PORTALB

Fillojnë negociatat PSG – Ronaldo

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo

Paris Saint-Germain ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Kreu i klubit kampion nga Ligue 1, Nasser Al-Khelaifi është ftuar nga homologu i tij nga “Los Blancos”, Florentino Perez që të jetë mysafir në ndeshjen kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu, të shtunën.

Por, e përditshmja sportive katalane “Sport”, sheiku nga Katari do ta shfrytëzojë vizitën për t’i filluar negociatat për transferimin e Ronaldos.

Reprezentuesi portugez ka edhe tri vjet kontratë me Real Madridin, por ka përfunduar në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai kërkohet edhe nga ish klubi i tij, Manchester United.

Exit mobile version