Site icon PORTALB

Në Kinë, policia vret 28 “terroristë”

Mediet shtetërore kineze kanë raportuar se policia ka vrarë 28 të dyshuar si “terroristë” gjatë një sulmi në një minierë qymyri, ku u vranë të paktën pesë policë në rajonin Xinjiang.

Rajon i banuar nga komuniteti Ujgurë, që janë banorë kryesisht myslimanë, të etnisë turke.

Portali i qeverisë Xinjiang ka raportuar se të dyshuarit u vranë gjatë një kërkimi që zgjati 56-ditë, pas sulmit të parë të kryer me 18 shtator, ku ishin vrarë 11 civilë dhe pesë policë, duke u therur me thikë.

“Pas 56 ditëve të luftimeve të vazhdueshme, Xinjiang shkatërroi një bandë të dhunshme terroriste direkt nën komandën e një grupi ekstremist të huaj,” ka njoftuar qeveria.

“Përveç një person i cili është dorëzuar, 28 persona të tjerë janë vrarë.”

Një gazetë lokale ka thënë se dy persona të cilët kishin emra ujgurë, ishin udhëheqësit e një grupi të huaj, të cilët besohet si ishin organizatorët e këtij sulmi.

Tensionet mes Ujgurëve myslimanë dhe kinezëve Han që jetojnë në Xinjiang, shpeshherë kanë qenë të dhunshme, duke lënë me qindra persona të vrarë.

Exit mobile version