Site icon PORTALB

Larg urrejtjes dhe dhunës

Saranda R. Shala

Saranda R. Shala

Jeta shoqërore,kulturore,politike në raste të ndryshme evuluon dhe ka tendenca gjithmonë për të ndryshuar,por asnjëherë nuk është efektive që perms dhunës të arrihet deri te qëllimet qoftë individuale apo të grupit.

Vendi ynë ka vite që gjendet në një kaos të thellë ekonomik,ku realisht kjo po ndikon duke rënduar gjithnjë e më shumë jetën e çdo qytetari.

Lufta politike dhe dështimet e njëpasnjëshme të funksionarëve  u treguan dhe në mos-pranimin e Kosovës në UNESCO,pastaj tek nënshkrimi I Zajednicës,ku vullneti i shumicës është kundër veprimeve të njëanshme politike.
Situata në përceptim duket e  ndërlikuar,sa nuk di njeriu kë të arsyetojë më shumë e më pak.Prandaj çdo person me çfarëdo opinion të dale në një rrëmujë të tillë,nuk do të dukej keq.
Ashtu si pozita dhe opozita është mire të ulen të provojnë dialogon. Dhuna nuk dërgon askund, ajo vetëm gjeneron veprime agresive. Kryeministri duhet të reflektojë, nëse ka kthim për heqje të nënshkrimit.Kurse opozita të ndal veprimet e dhunës.
Policia dhe qytetarët në ngjarjet e ditëve të fundit më duken personat me të pafajshëm,pasi as ata nuk e kanë fare të lehtë për një page që mbulon ekzistencën e jetës të lëndohen nga protestuesit. Në vend që të shohim protestues paqësor,shohim të tillë që shkatërrojnë çfarëdo që t’iu dale përpara sysh.
Nëse vërtet nuk arrihet kompromis mes palëve atëherë tërheqja ose zgjedhjet e jashtëzakonshme do të kryenin punë,për të mos shkuar vendi në anarki.

Më e mira do të ishte të shohim njerëz dhe imazhe të reja që kane ide dhe vizion për të ndryshuar këtë vend. Mjaft  kanë qeverisë e kanë përfituar. T’u jepet hapsirë personave të rinj më shumë.Nuk është interesant jeta të plakesh  duke ndenjur në karrike.

Duke parë dhe situatën kaotike,  e cila po dominon dhe në shtetet e tjera që shquhen për stabilitet, ne e kemi përjetuar luftën,nuk kemi nevojë për luftra të tjera, qoftë dhe mes vetes.

Plagët e luftës janë ende të freskëta.Vetëm sa t’I shikosh dhembin, pa lë t’i gërvishësh. Politikanët e të dyja kahëve duhet të mendojnë, se si ta çojnë përpara Kosovën dhe jo të krijojnë një imazh të tillë të keq tek europianët. Ata ndjekin çdo lëvizje dhe çdo praktikë që ndjekin politikanët tanë. Kur ne nuk duam njëri-tjetrin, zihemi dhe grindemi, qëllojmë e hedhim lëndë kimike në parlament, as të huajt nuk do na përfillin më.

Të paktën gjeneratat e reja t’i ruajmë për të mos u rritur në frymën e urrejtjes e të dhunës.

Dialogu, demokracia dhe të drejatat e njeriut gjithnjë  do të kenë vendin e merituar në shoqëri.

Andaj,të mbjellim paqe që të korrim paqe !

 

 

 

Exit mobile version