Site icon PORTALB

Konfirmohet zyrtarisht: “Truri” i sulmeve në Paris ka vdekur

Tashmë është zyrtare, “truri” që organizoi masakrën e së premtes në Paris, Abdelhamid Abaaoud, ka vdekur.

Prokurori i Parisit tha se, Abaaoud, është vrarë gjatë aksionit të ditës së djeshme në Saint Denis, dhe është identifikuar falë gjurmëve të gishtërinjve të tij.

28-vjeçari belg akuzohej për orkestrimin e bombardimeve të koordinuara në kryeqytetin francez.

Policia franceze fillimisht mendonte se ai ndodhej në Siri, por hetimet i çuan më në fund në një shtëpi në Saint Denis, shtëpi që u rrethua të mërkurën nga forca të shumta policie. Abbaoud u vra gjatë shkëmbimit masiv të zjarrit që zgjati disa orë.

Në përfundim të aksionit të ditës së djeshme, ku u shtinë mbi 5 mijë plumba nga ana e forcave speciale Franceze, ishte gjetur një trup i dëmtuar rëndë nga predhat dhe shpërthimet.

Pas analizave ka rezultuar se trupi i pajetë, i paidentifikueshëm, ka qenë pikërisht i Abaaoud, personit që organizoi të gjithë sulmet që u kryen në Paris, të premten e 13 nëntorit.

Exit mobile version