Site icon PORTALB

Rritet siguria në Tiranë, ‘blindohet’ parlamenti, policia me armatim të rëndë

Godina e parlamentit ku aktualisht po zhvillohet seanca e radhës është ‘blinduar’ nga masat e shtuara të sigurisë ditën e sotme. Në bazë të urdhrit të krerëve të policisë, çdo patrullë është urdhëruar të pajiset me armatim të rëndë dhe në të gjitha institucionet janë shtuar ndjeshëm forcat e policisë që i ruajnë.

Vendimi për përforcimin e masave të sigurisë ka ardhur pas informacioneve të strukturave të Shërbimit Informativ Shtetëror, që sugjerojnë se Shqipëria është e rrezikuar nga sulme terroriste.

Këto masa vijnë pas ngjarjeve të dhunshme të ndodhura në Paris dhe rrezikut potencial që çdo vend i Europës, përfshi edhe Shqipërinë mund të ketë nga sulme të ngjashme.

Exit mobile version