Site icon PORTALB

Demir Kapi, del treni nga binarët, nuk ka të lënduar

Paratë e qytetarëve i “falen” hekurudhave që rrezikon jetën e tyre

Një tren transportues, i cili ka qarkulluar në rrugën Gjevgjeli-Shkup, sot në mëngjes doli nga binarët në Demir-Kapi, njofton MIA.

Nuk ka të lënduar dhe dëmi material nuk është i madh. Për momentin komunikacion hekurudhor është ndërprerë.

“Gjatë hyrjes në stacionin e trenit Demir Kapi, sot në mëngjes në orën 8:30 treni transportues ka rrëshqitur në kthesë, me ç’rast është dëmtuar. Janë dëmtuar edhe pjesë të binarëve, sinjalëve dhe vagonë. Treni ishte i ngarkuar me pllaka nga Hekurana Shkup”, deklaroi Nevzat Mamuti, zëdhënës i HM Infrastruktura.

‘Bëhen përpjekje për të rikahëzuar komunikacionin në rrugën tjetër, me qëllim që të mos ketë ngecje në komunikacionin hekurudhor në atë pjesë të vendit’, njoftojnë nga HMI.

Exit mobile version