Site icon PORTALB

Lajm i huazuar i përdorur për qëllime politike

[Recension: Njerëzit e Zaevit e akuzojnë Goran Pandevin]

Artikulli që është subjekt i këtij recensioni paraqet kopje të pjesërishme të një artikulli tjetër, gjegjësisht është lajm i huazuar, mirëpo që është përdorur për qëllime politike.

Linku deri te artikulli origjinal: Njerëzit e Zaevit e akuzojnë Goran Pandevin

Data dhe koha e publikimit: 10.11.2015

Data e recensionit: 16.11.2015

Recensues: Аna Anastasovska

Tendenca e këtij artikulli shihet që në titull. Lajmi gazetaresk është huazuar dhe është përdorur për sulm politik mbi liderin e opozitës.

“Pronari i KF Bellasicës, Sllavço Pinda, përndryshe i njohur edhe si njeri shumë i afërt i Zoran Zaevit me një sërë akuzash “e sulmoi” Goran Pandevin, njofton portali strumicas “Strumica Denes“.”

Lajmi është se pronari i KF “Bellasicës” e ka kritikuar futbollistin Goran Pandev. Mirëpo, lajmi i këtillë është riformuluar dhe atij i është dhënë një dozë politike. Në fakt, ajo që është potencuar në tekst, e nuk ka lidhje me të, është se Sllavço Pinda paska qenë njeri i afërt me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Konotacioni i këtillë përcillet edhe më poshtë në tekst.

“Miku i afërt i Zaevit ankohet edhe se Goran Pandevi “e ka turpëruar futbollin e Strumicës dhe i ka shkatërruar ambiciet e KF Bellasicës këtë vit”.”

Çfarë lidhje ka Zaevi me gjithë këtë punë? Është e qartë se nuk ka asnjë lidhje. Mirëpo, ka lidhje për autorin e këtij manipulimi. Ai dëshiron që me çdo kusht ta nxijë liderin e opozitës dhe ta çojë lexuesin të mendojë se dhe ai, sikurse pronari i KF “Bellasicës”, mik i të cilit ndoshta është, e ka sulmuar anëtarin e kombëtares futbollistike, Goran Pandev. Ky është shembull klaisk i manipulimit politik, i futur në lajm gazetaresk, që është në kundërshtim me standardet profesionale të gazetarisë.

Do të mjaftonte që gazetari ta përcjellë lajmin origjinal, i cili nuk ka lidhje me Zaevin, por vetëm transmeton se për çka e ka sulmuar dhe e ka akuzuar Pinda Pandevin. Lajmi i këtillë, edhe pse i përcjellë në këtë tekst, e humb peshën përkrah lajmit se Pinda është mik i Zaevit.

Exit mobile version