Site icon PORTALB

“Jam mysliman, më përqafoni”. Ja si reagojnë francezët në Paris (VIDEO)

"Jam mysliman, më përqafoni"

“Unë jam mysliman. Më përqafoni nëse keni besim te mua”. Ky ishte mbishkrimi në një karton që mbante një i ri mysliman në Paris. Pas disa minutash dhjetra qytetarë iu afruan dhe me radhë e përqafonin.
Gjesti simbolik i të riut vjen pas sulmeve terroriste që përgjakën Parisin, sulme të marra përsipër nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Dhe fakti që dhjetra qytetarë e përqafuan të riun, tregon ndër të tjera se francezët nuk janë të inatosur me besimtarët myslimanë, por me ekstremistët që kryejnë akte terroriste.

Exit mobile version