Site icon PORTALB

Refugjatët, Obama kritikon ashpër republikanët

Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar me një gjuhë të ashpër republikanët të cilët janë kundër pranimit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan Obama i cili ndodhet në Manila të Filipineve për të marrë pjesë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) u takua me presidentin e Filipineve, Benigno Aquino.

Në një deklaratë pas takimit Obama ka vënë në dukje se refugjatët sirianë janë viktima të terrorizmit duke theksuar se qasjet e republikanëve ndaj refugjatëve janë “të shëmtuara dhe agresive”.

“Me sa duket frikësohen nga ardhja e të vejave dhe jetimëve në SHBA”, deklaroi Obama.

Ai u shpreh se amerikanët janë ndikuar shumë nga sulmet në Paris të Francës dhe se të gjithë ndodhen në panik se e njëjta mund të ndodhë edhe në SHBA.

“Kur bëhet fjalë për sulmet terroriste amerikanët përfshihen në panik dhe nuk japin vendimet e duhura”, ka thënë numri një i SHBA-ve.

Sipas tij, për të të hyrë në SHBA refugjatët i nënshtrohen një procesi rigoroz të kontrollit dhe të sigurisë.

Exit mobile version