Site icon PORTALB

Alarm për bombë në aeroportin e Kopenhagës

Alarm për bombë në aeroportin e Kopenhagës

Një terminal i aeroportit të Kopenhagës u evakuua pas një alarmi për bombë.
Vendimi për zbrazjen e terminalit 3 erdhi pas gjetjes së një çante të dyshimtë, bëri të ditur një zëdhënës i aeroportit.

Përveç terminalit, u evakuua edhe stacioni i metrosë, ndërsa fluturimet u transferuan në terminalet e tjera.

Policia e kryeqytetit danez e konfirmoi ngjarjen me një postim në “Twitter”, por pa dhënë të tjera hollësi.

Pritet të mësohet më shumë rreth këtij incidenti që pason një sërë aktivitetesh të anuluara pas masakrës së të premtes së shkuar në Paris.

Miqësoret e futbollit Belgjikë-Spanjë dhe Gjermani-Holandë u anuluan të martën mbrëma, ndërsa dy fluturime të “Air France”-s bënë ulje emergjence pas frikës për bomba, por që rezultuan alarme të rreme.

Exit mobile version