Site icon PORTALB

Katër të lënduar nga protesta e sotme në Prishtinë

Protesta në Prishtinë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri tash kanë kërkuar ndihmë mjekësore katër të lënduar nga protesta e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zyrtari për Informim në QKUK, Shpend Fazliu.

“Gjatë ditës kemi pranuar katër pacientë, dy qytetarë dhe dy policë. Njëri polic është lëshuar në shtëpi pas trajtimit, ndërsa tre [pacientë] të tjerë janë duke u trajtuar. Lëndimet janë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit”, tha Fazliu.

Protesta nisi si kundërshtim i opozitës ndaj arrestimit të sotëm të Donika kadja-Bujupit dhe bastisjeve të shtëpive të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut.

Exit mobile version