Site icon PORTALB

Bejli: Sulmet në Paris janë kanosje për të gjithë ne

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

“Kjo është kanosje për të gjithë ne për të cilën nevojitet koordinim, solidaritet dhe vendosmëri, por e di se do ta tejkalojmë këtë të keqe, do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë energjike kundër terrorizmit dhe në të njejtën kohë nuk do të harrojmë të tregojmë ngushëllim, mirëkuptim dhe ndihmë për njerëzit të cilët përpiqen të ikin. Kjo është sfidë e madhe dhe ne do të vazhdojmë me vendosmëri të punojmë në atë që ta zgjidhim”, tha ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, pas hapjes së konferencës “Menaxhimi i krizave: Sfidat dhe perspektivat”.

Ai theksoi se SHBA-­ja bashkëpunon me Maqedoninë kur ballafaqohej edhe me krizat e tjera më parë, duke e përfshirë edhe krizën aktuale me migrantët, dhe kjo është pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit të së dy vendeve. /MIA

Exit mobile version