Site icon PORTALB

Konferenca shkencore për menaxhim të krizave

Shkup

Shkup

Qendra për menaxhim me kriza në bashkëpunim me Ambasadën amerikane dhe Universitetin “Johns Hopkins” nga SHBA-ja, sot në Shkup organizon konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Menaxhimi i krizave: Sfida dhe perspektiva”.

Qëllimi i konferencës është të tubohen në një vend shkencëtarët dhe ekspertët nga Republika e Maqedonisë dhe nga vendet e huaja, për këmbim të mendimeve dhe perspektivave për çështjet më të rëndësishme lidhur me menaxhimin e krizave, të realizuar përmes qasjes interdisiplinare dhe dialogut mes disiplinave të ndryshme dhe shkolla të mendimit.

Në konferencë fjalim do të mbajë drejtoresha e QMK-së Suzana Saliu, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, ministri i Shëndetësisë dhe ai i Punëve të Brendshme, Nikolla Todorov dhe Oliver Spasovski dhe ambasadori amerikan në vend, Jes Bejli.

Exit mobile version