23 vjeçari nga Ohri është sulmuar, prerë dhe plaçkitur në stacionin hekurudhor të Shkupit, informon MPB.
Mbrëmë reth orës 1830 në bulevardin Kuzman Josifovski – Pitu në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Shkup, derisa 23 vjeçari M.S po nxirrte të holla nga bankomati, dy persona me thikë e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore, i kanë vjedhur 12. 500 denarë dhe janë larguar.
Policia është në kërkim të personave.