Site icon PORTALB

“Kruarje” e vazhdueshme nga ambasadorët

[Recension: Garet, Althauzer, Orav, Bejli nuk përmenden në raportin për presion mbi gjyqësinë?]

Edhe ky është një nga ato tekste që nuk mund të përmbahet e të mos “kruhet” me bashkësinë ndërkombëtare. Harrohet, edhe atë përsëri dhe përsëri, se gjendja në vendin tonë nuk është e mirë dhe se të gjitha partitë e mëdha politike i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të intervenojë dhe të ndihmojë në tejkalimin e saj, si dhe në ndërkohë treguam në mënyrën më të mirë të mundshme se e rrezikojmë edhe sigurinë e rajonit. Poashtu, dëshmuam se edhe përkundër hapave të premtuara në drejtim të këndelljes së gjendjes politike, ishim të aftë të jemi “të padiciplinuar” në mënyrë në të cilën, gjithsesi, i nervozojmë edhe ata që paraprakisht i kemi lutur që të nxjerrin nga kriza.

Linku deri te artikulli origjinal: Garet, Althauzer, Orav, Bejli nuk përmenden në raportin për presion mbi gjyqësinë?

Data dhe koha e publikimit: 12.11.2015, 18:00

Data e recensionit: 14.11. 2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Ndikimi dhe presioni i ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, të Gjermanisë ose të vetë BE-së, nëpërmjet deklaratave të Xhes Bejlit, Çarlls Garetit, Kristina Althauzerit, që të formohet një prokurori speciale me bazë të dyshimtë kushtetuese dhe insistimi që mu Katica Janeva të ejtë kuadri që do ta udhëheqë këtë institucion, nuk është përmendur në raportin e Komisionit Evropian “për vendin tuaj”, në pjesën e pavarësisë së gjyqësistë dhe sundimit të së drejtës. Në këtë dokument nuk janë përmendur edhe thirrjet nga ana e ambasadorëve deri te anëtarët e Këshillit të prokurorëve publikë (përndryshe organ rregullator dhe i pavarur i gjyqësisë) që ta votojnë gjithë ekipin e Janevës, edhe pse ata fillimisht mendonin se nuk ka nevojë për aq shumë ndihmës, në bazë të vëllimit të punës

Ironia e qasjes së gazetës shihet që në mbititull (“Јohanes Hani nuk sheh gjithçka”). Ajo është tregues i gjithë situatës me të huajt (contradictio in adjecto) – ata, të huajt, nuk duhet të kenë vërejtje për atë se janë lutur që të vijnë këtu dhe të veprojnë në drejtim të tejkalimit të krizës, mirëpo njëkohësisht ata ndoshta duhet edhe ta akuzojnë vetëveten dhe ta paraqesin prezencën e tyre si – antikushtetuese! Edhe pse “pozita kushtetuese” e institucioneve, gjendet ose ushtrohet në një atmosferë tepër jodemokratike, kështu që në gjyqësi fillimisht nuk kemi pavarësi që ato institucione të lidhen aq lehtë me – Kushtetutën. Ose nuk ka qeveri demokratike nëse ajo nuk është zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe prandaj nuk mund qeveria jodemokratike të organizojë zgjedhje demokratike (ja edhe një shembull klasik për contradictio in adjecto). Ose, pse duam të ketë Raport të BE-së për ne (mbititulli) nëse nuk duam hyjmë në BE? E nëse duam të shkojmë atje, duhet të përshtatemi me atë shoqëri dhe të mësohemi me intervenimet e ambasadorëve në këtë drejtim (paqëndrueshmëri e titullit)? Kjo logjikë duket pak skizofrene, mirëpo kjo pozitë është rezultat i faktit se një elitë politike te ne dëshiron që pozitën klasike jodemokratike “të drejtësisë” ta paraqesë në një dritë krejtësisht tjetër dhe t’i anashkalojë të gjitha portretizimet e tjera, pa marrë parasysh se prej ku vijnë, që në botën bashkëkohore thjesht është e pamundur.

Problemi me këtë tekst kryesisht është i koncentruar në pjesën e parë, mirëpo edhe në pjesën e fundit ku mbetet dilema se pse (në Raportin e BE-së) akoma na i numërojnë shkarkimet masovike në gjyqësi në vitin 2007. Domethënë, kjo nuk duhet t’i përshkruhet këtij pushteti? Qëllimi i tekstit është të paraqesë se çka ka në raportin e BE-së për ne në pjesën e gjyqësisë, mirëpo titulli nuk është nxjerrë nga vlerësimi mesatar për këtë temë ose nga ndonjëri nga vlerësimet e Raportit, por nga ajo që, sipas redaksisë, nuk është aty. Në titull ka keqdashje, e nuk duhet ikur as asaj se ka një lloj nxitjeje të publikut kundër ambasadërove.

Exit mobile version