Ndihmë në të holla në vlerë prej 3.000 euro sot iu nda Shtëpisë për fëmijë pa prindër “11 Tetori” në kuadër të aksionit humanitar “Nënat miratuan” i cili u zhvillua gjatë periudhës së kaluar.
Në kuadër të aksionit të iniciativës së Argetës, nënat-pjesëmarëse propozuan organizatë humanitare, e prezantuan zgjedhjen e tyre në Internet, ndërsa opinioni i Maqedonisë me numër më të madh votash e shpërbleu IP Shtëpia për fëmijë pa prindër “11 Tetori”, me ç’rast e fitoi donacionin prej 3.000 euro.
Aksioni humanitar i bashkoi 18-të nënat nga Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova. Midis tyre ishin edhe tre organizatat humanitare nga Maqedonia nga të cilat Shtëpia për fëmijë pa prindër fitoi më shumë vota përmes faqes së fejsbukut dhe e fitoi donacionin.
Nebojsha Jakimoski, drejtor për shitje në Argeta, deklaroi se Shtëpia do të gjejë mënyrën më të mirë që t’i shpenzojë mjetet.
Duke u falënderuar për donacionin, udhëheqësja e shërbimi edukativ në Shtëpinë për fëmijë “11 Tetori”, Vera Petrovska tha se në institucion si ai i tyre ku përkujdesen për fëmijë çdoherë ka nevojë t’i plotësojnë nevojat e fëmijëve.
Maja Boshkovska, nënë nga Maqedonia dhe pjesëmarrëse në aksion, tha se për të është kënaqësi që propozimi i saj i organizatës për donacion është zgjedhur.