Site icon PORTALB

Beqaj padit Bashën për shpifje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të padisë për shpifje, kreun e opozitës Lulzim Basha.
Sipas tij është koha që Lulzim Basha të provojë me fakte e prova denoncimet e bëra ndaj tij.
Beqaj thotë se nëse Basha do të faktojë edhe 31 mijë lekë vjedhje në adresë të Ministrit të Shëndetësisë, ai do të tërhiqet për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.
Në të kundërt sipas tij, Lulzim Basha do të duhet të përballet me drejtësinë.
Exit mobile version