Site icon PORTALB

Manjani: Punë konkrete për rekomandimet e KE

Ylli Menjani

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka shprehur sot angazhimin e tij për përmbushjen e rekomandimeve të raportit të BE-së, për të çelur negociatat për anëtarësim në pranverë.
Ai u shpreh se, ky progres-raport do të jetë udhëheqës i punës së tij. “S’ka më llafe, është koha e punës”, deklaroi Manjani.
Ministri i Drejtësisë tha: “Kënaqësi të filloj detyrën me një event të rëndësishëm që është progres-raporti. Një raport që për shkak të gjuhës konkrete na vë para sfidave të mëdha. Plotësimi i të gjitha rekomandimeve të këtij raporti do të bëjë të mundur që të marr ftesën për të çelur negociatat për anëtarësim në pranverë. Është një agjendë konkrete, s’ka më llafe, deklarata boshe, është koha e punës. Ky raport është bibla ime dhe e kolegëve të mi në përbërje të qeverisë. Kryetema e këtij raporti lidhet drejt për drejtë me reformën në drejtësi”.
Manjani tha, se ka një sërë masash që duhet të merren, duke u shprehur se nismat antikorrupsion do të jenë të vazhdueshme.
Exit mobile version