Site icon PORTALB

Sulmet në Paris, kampionati francez mund të ndalet 2 javë

Sulmet në Paris

Futbolli francez rrezikon bllokimin total pas atentateve të së premtes që përgjakën Parisin. Sipas “Le Parisien”, përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Ligës së Futbollit do të takohen për të marrë një vendim për ecurinë e kampionateve Ligue 1 dhe Ligue 2.

Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë përfaqësuesit e institucionit të rendit, të cilët kanë vlerësuar situatën dhe me shumë mundësi do të kërkojnë pezullimin e përkohshëm të dy kategorive.

Dy raundet e radhës së kampionatit janë planifikuar për t’u zhvilluar në datat 20 deri në 22 dhe 27 deri në 29 Nëntor.

Çështja e sigurisë mbetet në plan të parë dhe mundësia e sulmeve të tjera terroriste kanë bërë që zyrtarët ta analizojnë me kujdes situatën.

Një opsion real është edhe anullimi i ndeshjes së Paris Saint Germain që do të udhëtojë në transfertën e Lorient për ndeshjen e javës së 14 të Ligue 1 dhe më pas do të presë Reims në “Parc De Princes”.

Shpërtimi i bombave pranë “Stade De France” alarmoi gjithë botën e futbollit, çka do të thotë se autoritetet franceze duhet të hartojnë plane të reja sigurie për stadiumet që mbeten objektivat kryesorë të terroristëve për shkak të pjesëmarrjes masive.

Exit mobile version