Site icon PORTALB

Rama në Vlorë: Biznesi i vogël është çliruar nga taksat

Edi Rama

Në nismën e nisur nga qeveria me emrin “Të pastrojmë Shqipërinë”, kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re reformash.

Rama tha rezultatet e reformave janë të dukshme dhe duke iu referuar lehtësirave për biznesin e vogël shtoi se taksa e sheshtë është hequr që në vitin 2013.

Rama përsëriti edhe një herë se biznesi i vogël është çliruar nga taksat, ndërkohë shtoi se 99.500 biznese janë regjistruar në Shqipëri. “

“Familjet që zotërojnë një biznes të vogël do të çlirohen jo vetëm nga taksat, por edhe nga një administratë tatimore, që ka shumë për të bërë në rrugën drejt marrëdhënieve me biznesin, dhe sjelljen e tyre. Zyrat e tatimeve do të jenë konsulencë për publikun. Inspektorët e tatimeve nuk do të dalin dhe nuk do të kontrollojnë më këto biznese, pasi kontrolli do të bëhet me sistem dixhital nga zyrat tatimore”, – shtoi Rama, shkruan Gazeta Shqip.

Exit mobile version