Site icon PORTALB

Pacolli: Isha personi i parë nga Kosova që u takua me mbretin Abdullahu II

“Dosja Pacolli” përfundon në EULEX

Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe njëherit ish- president i Kosovës, Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar lidhur me takimin e tij me Mbretin e Jordanisë,Abdullah Ibn Al Hussein II.

Pacolli ka theksuar së nga mbreti I Jordanisë ka marrë premtimin për njohje gjë edhe që ka ndodhur më pas.

“Isha personi i parë që Mbreti i Jordanisë, z. Abdullah Ibn Al Hussein, kishte takuar nga Kosova. Këtë ma tregonte ai në dreken e bukur që u zhvillua në Uashington. Ai së bashku me gruan e tij, Mbretëreshen Rania Al-Abdullah, më premtuan se brenda disa muaj do ta njihnin Kosovën.

“ Gjë e cila më pas edhe ndodhi, më datë 8 korrik 2009. Po ashtu, më premtuan që do të vizitonin Kosovën. Me shumë vullnet, sot, do ta kisha takuar, por jam jashtë vendit. Sidoqoftë, mikut tim, Mbretit Al-Hussein, i uroj mirëseardhje në Kosovë, dhe qëndrim të bukur në vendin tonë. Do të ishte edhe më bukur po të ishin sjellë më mirë Opozita dhe Pozita në këtë ditë historike për mikun tone,” ka shkruar Pacolli në Facebook,njofton Klan Kosova.

Exit mobile version