Site icon PORTALB

Xherdani nuk luan kundër koreanëve

Xherdan Shaqiri ende vuan lëndimin e marrë në Tiranë

Xherdan Shaqiri ende vuan lëndimin e marrë në Tiranë

Më 15 nëntor përfaqësuesja e Zvicrës do ta zhvilloj një ndeshje miqësore kundër Koresë së Jugut. Për këtë takim, përzgjedhësi i helvetikëve, Ottmar Hitzfeld në skuadrën e tij i ka ftuar pesë futbollistë shqiptarë, të cilët ishin meritorë të mëdhenj në kualifikimin e Zvicrës në Kampionatin botëror, ‘Brazili 2014’.

Fjala është për Valon Behramin, Granit Xhakën, Admir Mehmedin, Blerim Xhemailin e Pajtim Kasamin. Në këtë takim, Hitzfeld nuk do të mund të llogarit në shërbimet e lojtarit kryesor të Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Kjo pasi kosovari vazhdon të vuaj nga një lëndim që e pati pësuar në Tiranë në ndeshjen eliminatore për Botëror në mes Kombëtares shqiptare dhe asaj helvetike.

Exit mobile version