Simboli i kryeqytetit francez, Kulla Eiffel për shkaqe sigurie sot është mbyllur përsëri për vizitat, raporton Anadolu Agency (AA).
Administrata e Qytetit të Parisit ka njoftuar se Kulla Eiffel, e cila pas sulmeve të fundit terroriste, dje është rihapur për vizitorët, por se sot hyrja në këtë kompleks turistik u ndalua sërish.
Sindikata e të punësuarve në Kullën Eiffel ka njoftuar se janë vërejtur mangësitë në sigurim dhe se hapja e këtij objekti për vizitorët vlerësohet shumë e rrezikshme.
Kulla Eiffel, në të cilën dritat ishin fikur në nder të viktimave të sulmit terrorist në Paris, mbrëmë sërish u ndriçua me ngjyrat e flamurit francez.
Në sulmin terrorist më 13 nëntor në Paris janë vrarë 129 persona, ndërkohë që janë plagosur 352 të tjerë. Në sulmet e koordinuara në gjashtë lokacione janë vrarë edhe shtatë sulmues. Përgjegjësinë mbi sulmin e ka marrë përsipër organizata terroriste DAESH.