Site icon PORTALB

Katër të mirat shëndetësore nga konsumimi i boronicave

Boronica

Boronicat janë frutat kokërr në vendin e dytë të popullaritetit në shumicën e vendeve të botës. Gjatë gjashtë viteve të fundit është rritur konsumi i përgjithshëm i boronicave. Mund të thuhet se njerëzit janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për përparësitë e tyre. Më së miri është të hahen boronicat e kultivuara organikisht për shkak se të tjerat mund të përmbajnë nivele të larta të pesticideve të cilat i pengojnë shumë funksione trupore. Boronicat janë në listën e ushqimeve me përqindjen më të lartë të pesticideve, gjë që është arsyeja se pse është më e rëndësishme të hani boronica të kultivuara organikisht.

1. Përmirësojnë kujtesën

Aktiviteti antioksidues i boronicave mund të përmirësojë kujtesën dhe të kontribuojë dukshëm në parandalimin e problemeve me kujtesën. Një studim ka gjetur se konsumi i rregullt i lëngut të boronicës mund ta përmirësojë kujtesën tek njerëzit e moshuar.

2. Mbrojnë nga kanceri

Studimet kanë treguar se boronicat mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrës së trashë, dhe se mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së qelizave të kancerit. Një studim ka gjetur se gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, të cilat çdo ditë konsumojnë 2 racione të boronicave, kanë gjasa më të larta të shërimit të suksesshëm, në krahasim me bashkëmoshataret e tyre me të njëjtën fazë të kancerit që nuk konsumojnë boronica.

3. Përmirësojnë shëndetin e zemrës

Një numër i madh i hulumtimeve ka treguar se boronicat përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Femrat të cilat në javë kishin ngrënë të paktën 3 racione të boronicave ose luleshtrydheve, kishin një rrezik më të ulët të sulmit në zemër. Boronicat dhe luleshtrydhet përmbajnë nivele të larta të përbërësve të cilët mund ta përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

4. Mbrojnë nga diabeti

Antocianina, një lloj i antioksidantit që gjendet në sasi të madhe në boronica dhe që ua jep atyre një ngjyrë të kaltër dalluese, mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2. Personat të cilët në javë i hanë të paktën 2 racione të boronicave kanë një rrezik 23% më të ulët të zhvillimit të diabetit. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, prandaj diabetikët mund t’i përfshijnë në planin e tyre dietal. – See more at: http://www.noa.al/artikull/kater-te-mirat-shendetesore-nga-konsumimi-i-boronicave/529988.html#sthash.4FCerig7.dpuf

Exit mobile version