Site icon PORTALB

Pritet të zgjedhen deputetët që do të merren me “bombat”

Parlamenti i RM-së

Parlamenti i RM-së

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Maqedonisë ku pritet deputetët të votojnë për vendimin për formimin e Komisionit anketues për përgjim, raporton Portalb.

Antonio Milloshoski, Sillvana Boneva, Kërsto Mukoski, Pavle Sazdov, Dimitar Stevananxhiq, Liljana Zaturoska dhe Magdalena Manaskova janë deputetët që i propozoi VMRO-DPMNE për anëtarë të Komisionit anketues për përgjimet në Parlament.

Opozita i propozoi: Tomisllav Tuntevin, Vasko Kovaçevskin, Petre Shilegovin dhe Goran Misovskin.

Shilegovi, gjithashtu është propozuar edhe për Kryetar të Komisionit Anketues, ndërsa Goran Misovski për zëvendës të tij.

Nga BDI-ja skandalin e përgjimeve do ta hetojnë Talat Xhaferi dhe Ejup Rustemi, kurse nga PDSH-ja, i propozuar ishte Ernad Fejzullahu.

„Nga radhët e deputetëve të pavarur u propozua Roza- Topuzova-Karevska nga Zoran Ilioski, kryetar i komisionit parlamentar të zgjedhjeve.

Exit mobile version