Site icon PORTALB

Qaramania e Abaz Aliut

Medai Shaholli

Medai Shaholli

Këto ditë në Strugë ka qëndruar për një vizitë të karakterit zgjedhor brenda partiak lideri i DUI-it Ali Ahmeti, me rastin e zgjedhjes së kreut të “çunarakëve” të kësaj partie për rrethin e Strugës. Duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend ai është ankuar si qaraman për sulmet që i bëhen DUI-it dhe atij, nga qendra dhe shërbime të ndryshme. Shqetësimi i tij kishte të bënte me sulme të bashkërenduara nën petkun e gazetarit e nën maskën e analistit apo nga zgavra e opininistit ,kundër një force kombëtare dhe një vlerë kombëtare, siç u shpreh ai .Sulmet sipas Ahmeti vijnë nga ata që kanë ndërtuar antivlera dhe që u pengojnë vlerat kombëtare .Më tej ai vazhdoi – “i marrshin të ligat, i marrshin të keqen, se BDI-në s’e gjen asgjë, por përkundrazi ajo është edhe më e fortë……..”!

Me këto fjalë krye DUI-sti Ahmeti, deshi të thotë – “na marshin të ligat na u bëfshin kurban, se me VMRO-në isha dhe VMRO-në jam”! Fakte dhe argumente më bindëse se sa pasqyra reale e statusit politik të shqiptarëve në këtë vend, atdhe i Ahmetit nuk ka. Ç’do lloj manipulimi përmes propagandës për ta paraqitur realitetin e hidhur ndryshe seç është si arritje dhe realizim të programeve kombëtare , herët a vonë do demaskohet si subjekt langaraqësh që kanë shitur interesat kombëtare. Të kuptosh “vlerat kombëtare “siç është DUI, me lapangjozët e saj të cilës i referohet kryeintegristi Ahmeti, nuk do shumë filozofi, atë e kanë kuptuar i madh dhe i vogël .Ajo nuk është vlerë kombëtare, por përkundrazi subjekt politik që ka luajtur me ndjenjat dhe sinqeritetin e shqiptarëve të kësaj treve. DUI për më shumë se një dekadë ishte dhe mbeti e përdala e bulevardit. Bashkëjetesa me VMRO-në, për shumë vite ishte kurvëri e ligjshme për vetë faktin se DUI, për hir të pushtetit kishte pranuar të sillej si e përdalë , për t’i realizuar tekat dhe epshet VMRO-së ,sa herë që ajo ia kërkonte. Nga e gjen vlerën kombëtare brenda subjektit të tij Ahmeti ? Vlerat kombëtare kanë kapacitete dhe burime njerëzore që shpien proceset politike përpara në nivel të ngritjes dhe realizimit të obligimeve kombëtare. Antivlerat janë ato që u shmangën nga detyrat dhe obligimet kombëtare si subjekt përfaqësues i shqiptarëve në parlament që fatkeqësisht koinçidon me DUI-in. Konkluzioni është ky ,që DUI dhe Ali Ahmeti janë përgjegjës kryesor të sabotimit të çështjes kombëtare në këtë vend.

Ata me MO kanë nënshkruar kapitullimin në emër të shqiptarëve të kësaj ane .DUI dhe DPA, me dyshen Ahmeti-Thaçi, kanë gënjyer dhe mashtruar popullin shqiptar të kësaj treve se me MO, shqiptarët janë element i barabartë konstituiv i shtetit dhe se kanë fituar barazinë gjuhësore në mbarë vendin krahas maqedonishtes si gjuhë e dytë zyrtare! Është pikërisht e kundërta, shqiptarët nuk janë element konstituiv i barabartë me maqedonasit as gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare e barabartë me maqedonishten. Këto janë subjektet që kanë prodhuar mediokritet dhe antivlerat mirëpo shiten si vlera. Në fakt këto janë subjekte politike të dëshmuara si prostituta por që shiten si të virgjëra përgjatë rrugëve të Shkupit dhe Tetovës.

Në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët duhet të mos bëjnë gabimet e së kaluarës por të dinë të dallojnë vlerat nga antivlerat. Përfundimisht do të vendojnë pikat mbi “i”! E ardhmja varet nga ne. Nga vigjilenca dhe qëndrimi ynë.

Së bashku do mund të mposhtim të keqen!

Exit mobile version