Site icon PORTALB

Anulohet ndeshja Belgjikë – Spanjë

Futbollistët stërvitën nën forca të shumta sigurie

Futbollistët stërvitën nën forca të shumta sigurie

Hija e terroristëve po përndjek edhe futbollin. Pas tragjedisë së Parisit që mund të kishte marrë përmasa më të mëdha nëse njëri prej të dyshuarve do të kishte hyrë në “Stade De France”, ndeshja miqësore mes Belgjikës dhe Spanjës e planifikuar për t’u luajtur sot në mbrëmje është anulluar.

Vendimi është marrë nga autoritetet belge pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që e rriti nivelin e sigurisë nga dy në tre në të gjithë vendin.

Kërcënimi terrorist mbetet ende i lartë dhe zyrtarët e Brukselit i tremben sulmeve të tjera. Lajmin e anullimit të ndeshjes e bëri me dije Federata Belge e Futbollit. Prej disa ditësh, policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë në gjithë Belgjikën për arrestimin e përgjegjësve të atentateve të Parisit.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Balduin”, por gjatë orëve të fundit, forcat e rendit po monitorojnë situatën për shkak të frikës nga atentate terroriste dhe Kombëtarja Spanjolle është njoftuar gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës duke u detyruar të kthehet në Madrid.

Exit mobile version