Site icon PORTALB

Bosnja mbetet jashtë Kampionatit Evropian

Lojtarët duke e festuar golin

Lojtarët duke e festuar golin

Irlanda ka mposhtur Bosnjë dhe Hercegovinën më rezultat të pastër 2:0, për të siguruar kështu kualifikimin në Kampionatin Evropian me rezultat të përgjithshëm 3:1, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1.

Irlanda ishte skuadër më e mirë në këtë takim dhe këtë e tregoj që në minutën 24’, kur Walters shënoj golin e parë nga penalltia.

Kur pritej që në pjesën e dytë Bosnja të barazonte rezultatin, Walters shënoj edhe një herë për Kombëtaren e tij, për rezultatin final 2:0.

Irlanda ishte kombëtarja e 22’të që kualifikohet në Euro 2016, ndërsa nesër do të mësohen edhe dy kombëtaret tjera.

Exit mobile version