Site icon PORTALB

E rahin referentin e DAP-it në Tetovë

Drejtoria e të Ardhura Publike (DAP)

Drejtoria për të Ardhurat Publike (DAP)

Gj.Sh. (52) i punësuar si referent në Drejtorinë e DAP në Tetovë sot rreth orës 10 është sulmuar fizikisht nga R.I. (47) nga Tetova derisa ka qenë në zyrën e tij, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, R.I. ka filluar debat të shkurtër verbal rreth obligimeve tatimore jo të rregullta të vëllait të tij me ç’rast e ka sulmuar referentin e DAP-it, duke e goditur me shuplakë në fytyrë me ç’rast ia ka dëmtuar syzet dhe i ka shkaktuar lëndime të dukshme në fytyrë. Menjëherë pas incidentit rasti ëshë paraqitur në Stacionin policor në Tetovë me ç’rast për kohë të shkurtër është gjetur R.I. dhe është shoqëruar në polici.

Exit mobile version