Në webfaqen për peticione “change.org”, një shqiptar nga Tirana me emrin Lavdi Zymberi, ka nisur një peticion drejtuar themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, që qytetet e Kosovës të mos listohen si qytete të Serbisë.
Në përshkrimin e peticionit, i cili u krijua dje, thuhet: “Kosova ka deklaruar pavarësinë e saj më 2008 dhe është vendosur në listën e shteteve në Facebook. Sidoqoftë, kur njerëzit bëjnë ‘check in’ nga qytetet e tyre, ato shfaqen si qytete të Serbisë. Ne, qytetarët e Kosovës, nuk dëshirojmë që qytetet tona të listohen nën shtetin e Serbisë kur ne bëjmë ‘check in’; kështu, dëshirojmë që Facebook ta ndryshojë këtë veçori. Vendi ynë është njohur nga 105+ shtete në mbarë botën dhe ne duam që Facebook ta respektojë këtë”, shkruan lajmi.net.
Që nga dje, 6,093 mbështetës e kanë nënshkruar këtë peticion online, dhe duhen edhe 1,407 për të arritur shifrën e 7,500.
Krijuesi i peticionit shpreson se Mark Zuckerberg do ta merr këtë parasysh dhe do ta ndryshojë listimin e qyteteve të Kosovës në rrjetin social. Ju mund ta nënshkruani këtë peticion duke klikuar këtu