Një delegacioni nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë sot qëndroi për vizitë zyrtare në Çair. Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe arsimit. U prezantuan projektet për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu” si dhe projekte tjerë. Në takim u shqyrtua mundësia e fillimit të projekteve të përbashkëta të cilët kanë rëndësi për popujt e të dy vendeve, ndërsa për realizimin e të cilëve mund të shfrytëzohen fondet e BE dedikuar për bashkëpunim ndërkufitar.
Delegacioni ishte i përbërë nga anëtarë të të gjitha partive politike parlamentare në Shqipëri dhe atë: Alfred Peza, Mimoza Hafazi, Fatmir Toçi, Luçiano Boci, Agron Sela, Adelina Roista, Evleina Kirici dhe Berdi Hoxha. Në Çair u pritën nga kryetari i Komunës, Izet Mexhiti, deputetja Ermira Mehmeti, zëdhënësi Bujar Osmani, drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni – Skender Asani dhe Rizvan Sulejmani.