Site icon PORTALB

Nga mesnata shtrenjtohet benzina

Çmimet e benzinës dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri nga mesnata do të shtrenjtohen për gjysmë denarë për litër, ndërkaq çmimi i karburantit naftë EURODIZEL ngelet i njëjtë, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, njofton Portalb.

Çmimi i ri i benzinës EUROSUPER 95, me pakicë do të jetë 62.50 denarë për litër, EUROSUPER 98 do të shitet për 64, ndërkaq vaji i lehtë për amvisëri EL-1 për 38 denarë për litër, ndërkaq EURODIZEL ngelet i njëjtë. /Portalb

Exit mobile version