Site icon PORTALB

Nuk u zgjodhën anëtarët e Komisionit anketues për përgjimet

Komisioni parlamentar për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve, sot e shtyu diskutimin e propozim vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit anketues për përgjimet. Kryetari i Komisionit Zoran Ilioski informoi se çështja do të vendoset në rend dite kur tw merren propozimet nga grupet parlamentare të VMRO-së dhe PDSH-së. Deri te Ilioski kanë dërguar propozimet e tyre vetëm grupet parlamentare nga BDI dhe LSDM. Ai tha se kjo çështje do të futet në rend dite, sapo të merren propozimet e të gjithë grupeve parlamentare.

“Është e vërtetë që si grupe parlamentare sot u dakorduam që të kemi mbledhje prandaj kjo pikë është vënë në rend dite. Për fat të keq, na mungojnë këto propozime. Nuk mendojmë që të heqim dorë nga marrëveshja. Sapo të arrijnë propozimet, po atë ditë do të thirrim mbledhje.” – tha Ilioski.

Exit mobile version