[Recension: “Ra propozim ligji për amnisti?”]
Një lajm i plotë është produkt i gazetarisë profesionale. Nëse i njëjti artikulohet në mungesë të rregullave bazë për gazetari të mirëfilltë, atëherë kemi të bëjmë me artikull, por jo gazetaresk. Lajmi që po recensojmë është i pa përfunduar dhe pa strukturë. Si i tillë nuk i plotëson nevojat e publikut.
Data dhe koha e publikimit: 12.11.2015
Data e recensionit: 13.11.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Lajmi është ndërtuar mbi postimin në facebook të një prej personave më kompetent për të shqyrtuar temën e të drejtave të të burgosurve. Por, një lexues i cili nuk është i informuar rreth iniciativës për ndryshime të Ligjit për amnisti, nuk e kupton se për çfarë raporton gazetari me këtë artikull.
Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve, Meri Nikolova, ka shkruar në profilin e saj në Facebook për propozim ligjin e amnistisë që duheshte të miratohet nga ana e Parlamentit, njofton Telegrafi.
Ajo ka shkruar shkurt se propozim ligji për amnisti ‘Ra’. Në postimin e saj kuptohet nga ana e komenteve se bëhet fjalë për ligjin e amnistisë.
Kjo gjë duhej konfirmuar. Meqë autori ka marrë si shkas për të nisur një lajm vetëm njw fjalw – “Ra” – Nokollova duhej të ishte kontaktuar nga ana e autorit, për të dhënë më shumë detaje. Në rastin konkret nuk kemi një sfond i cili në mënyrë plotësuese do të informonte lexuesit se çfarë në të vërtet do të thotë lajmërimi i aktivistes Meri Nikollova dhe çka qëndron pas të njëjtit.
Lexuesi duhej të njoftohej me historikun e kësaj nisme duke përshkruar ngjarjet që i kanë paraprirë. Në këtë mënyrë do të bëhej e qartë për lexuesin pse është e rëndësishme të informohej se “ligji i amnistisë ka rënë”.
Një gazetarë profesionist duhet të posedojë informacionin e nevojshëm dhe do t’i tregonte publikut se aktivistja e përfolur është iniciatore për ndryshime në Ligjin për amnisti. Të njëjtat ndryshime parashikojnë amnisti për të burgosurit, të cilëve u ka ngelur edhe 40% e masës së dënimit për të përfunduar. Fillimi i iniciativës nga ana e të burgosurve, greva e urisë, protestat e familjarëve , dhe peticioni i nënshkruar për të këtë gjë, patjetër duhet të zinin vend në tekstin në fjalë.
Teksti ka mangësi dhe mungese informacioni.